Tahiri deklaron se nuk do japi dorëheqjen: Ambicja e LSI për të marrë Ministrinë e Brendshme një spekulim mediaktik

Postuar në 10 Tetor, 2015 13:35

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka hedhur poshtë zërat për një krisje të marrëdhënieve mes dy partive kryesore të mazhorances. Ministri i Brendshëm i ftuari në emisionit “Kapital” në “Vizion Plus”, tha se nuk gjen asnjë motiv për ndryshime të kabinetit dhe e konsideron thjesht spekulim mediaktik ambicien e partisë se Metës për të marrë Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë, Ilir Meta ndryshe nga kryeministri Edi Rama deklaroi se qeverise i nevojiten impulse të reja.

I vendosur prej afro dy muajsh në shënjestër te akuzave te opozitës per lidhje me rrjetet e trafikut, Ministri i Brendshëm tha se nuk ka aspak ndërmend te japë dorëheqjen. Madje sipas Tahirit historia e ish-oficerit të antidrogës Dritan Zagani, i cili ngriti dyshime se të afërm të ministrit transportonin ngarkesat e drogës me makinën e tij, është sajese e opozitës. Per Sajmir Tahirin lufta e policisë ndaj kultivimit te bimëve narkotike dhe trafikut te drogës ka dhëne rezultate qe nuk ishin arritur kurrë me pare, sepse kishte munguar vullneti i qeverive te djathta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.