Të trajtosh një ndeshje futbolli si zgjedhjet

Postuar në 10 Tetor, 2015 15:13

Ka dy ditë që me ndeshjen Shqipëri-Serbi po merret politika. Fjalimi i kryeministrit të vendit, ishte një lajm i gëzuar për çdo shqiptar, pasi na bëri të kuptojmë se çfarë estrade kishte ndërmend ky njeri nëse ekipi ynë do të fitonte. Se çfarë vizitash, kapardisjesh të pështira, çfarë takimesh me veshje sportive do kishte bërë ky njeri, si e si, për të shitur dënglën e radhës. Sepse siç thotë një miku i vet i afërt: ky është një shitës rrace.

I dyti, edhe më qesharak, është ish-kryeministri Sali Berisha. Ky po kërkon fajtorin e humbjes: në fillim e pa te fataliteti i shtesës, pastaj e kërkoi tek arrestimi i Ballist Morinës dhe linçimi i tij, më tej akoma, tek raprezalja e policisë që trodhi tifozerinë. Me sa duket nevoja për të larguar vëmendjen nga hallet e fundit, po detyrojnë shfaqjen me këto deklarata komike.

Si njëri, si tjetri po e trajtojnë ndeshjen e futbollit si çështja e zgjedhjeve. Edhe në humbje dikush fitoi, por edhe në humbje kanë ndikuar te rezulati. Pse vallë nuk merren, meqë e kanë me pasion, me faktin e thjeshtë se ekipi ynë kombëtar u paraqit dobët në fushë? Nuk luajti siç duhej dhe u ndëshkua. Nëse në zgjedhje njerëzit janë të përfshirë në interesa dhe ndahen në opinione, duke bërë të vetat deklaratat e njërit e të tjetrit, në këtë ndeshje, ky “parim pervers” nuk vlen. Ndaj është një rast i mirë për të kundruar se çfarë soji politikanësh mban ky vend. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.