Parku “Rinia” rikthehet në administrimin e Bashkisë së Tiranës

Postuar në 10 Tetor, 2015 17:58

Qeveria shqiptare ka vendosur t’i kthejë Bashkisë së Tiranës “Parkun Rinia”. Me një vendim të datës 30 shtator, qeveria ka shfuqizuar një vendim të vitit 2009, që ia kalonte mjedisin në fjalë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121, pika 1, e 124, pika 1, të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 1233, datë 11.12.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të sipërfaqes së truallit të parkut “Rinia”, Tiranë”, thuhet në vendim. Ndërkohë vendimi i shfuqizuar rregullonte pikërisht të kundërtën: “Kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, të pronës së paluajtshme shtetërore “Lulishte Parku Rinia”,  me numër pasurie 7/187, numër  kadastral 8380, PQ-11, me numër rendor 619, në listën që i bashkëlidhet vendimit nr.834, datë 13.12.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së pjesshme të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të bashkisë Tiranë të qarkut të Tiranës”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.