Margaret Theçer në një biografi nga Çarls Mur (foto)

Postuar në 10 Tetor, 2015 12:00

Këto janë disa fotografi nga albumi i “zonjës së hekurt”, Margaret Theçer, të cilat janë shkëputur nga libri biografik i shkruar prej Çarls Mur

Margaret Theçer ishte gruaja e parë që ka qenë në krye të qeverisë britanike. Lidere e Partisë Konservatore, ajo fitoi tre mandate të njëpasnjëshme, i vetmi person që e arriti këtë në shekullin XX, ndryshoi vendin dhe në atë qeverisi vendin ndërmjet viteve 1979-1990.

Margaret Theçer (Roberts) u lind më 13 tetor 1925 në Grantham. U diplomua për kimi në Oksford, dhe ndoqi studimet për drejtësi. Margareta u martua me Denis Theçer në vitin 1951, me të cilin lindi dy fëmijë binjakë.

Theçeri kandidoi për herë të parë si deputete në vitin 1950, por u zgjodh për herë të parë në vitin 1959, duke fituar në Finchley, Londër. Ajo ishte deputete e kësaj zone deri në vitin 1992. U ngjit në radhët hierarkinë e Partisë Konservatore, duke mbajtur shumë pozicione. Në vitin 1967, politikania u bë pjesë e qeverisë në hije. Në vitin 1970 u emërua Ministre e Arsimit. Theçeri ndërmerr nisma për rritjen e buxhetit në arsimin dhe për krijimin e shkollave më cilësore.

Kur lideri i Partisë Konservatore Edward Heath humbi zgjedhjet e përgjithshme për herë të dytë në vitin 1974, Margaret Theçer ishte e  vetmja që ishte përgatitur sa duhet ta sfiduar atë për të marrë kryesinë e partisë. Ajo fitoi me 130 vota kundër 119, duke u bërë kështu kryetarja e Partisë Konservative. Ajo kryesoi Konservatorët në opozitë, që më pas fituan zgjedhjet në vitin 1979.

Ekonomia e Britanisë në vitin 1979 ishte në një gjendje të dobët. Si rrjedhojë gjatë mandatit të saj parë Theçeri adoptojë një teori ekonomike të njohur si “monetarizmi. Gjatë  kësaj periudhe qeveria Theçer nuk ishte shumë mbështetje nga qytetarët. Ndërkaq, Argjentina pushtoi ishujt Falklands, të cilat ishin dhe janë në administrimin britanik. Theçeri zhvilloi një luftë me entuziazëm të madh patriotik, duke e rritur së tepërmi popullaritetin e qeverisë së saj. Kjo bëri që konservatorët të fitonin me një shumicë të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1983.

Kritikët e kanë akuzuar Theçerin se i ka munguar një grup i unifikuar politikash për pjesën më të madhe të qeverisjes së saj. Ndërkaq  një sërë praktikash dhe idealet janë identifikuar me të dhe qeverinë e saj. Këto u njohen si theçerizëm. Qeveria Theçer ndërmori nisma për sa i përket privatizimit të shumicës së industrive shtetërore, duke përfshirë sektorët e ujësjellësit, energjisë elektrike dhe trenat. Ndërmarrjet e këtyre sektorëve iu shitën me çmim të ulët kompanive të re private. Ndër të tjera Theçeri miratoi edhe shumë ligje për të frenuar pushtetin e sidikatave. 

Në planin ndërkombëtar ajo forcoi një marrëdhënie të ngushtë me Presidentin e SHBA-ve, Ronald Regan, duke mbajtur një qëndrim të theksuar  antikomuninst dhe duke e paraqitur Bashkimin Sovjetik si një të keqe, e cila duhet luftuar. Për sa i përket kësaj ajo është kritikuar se ka nxitur e Luftën e Ftohtë. Në vitin 1976, gjatë fjalimit të saj si Kryeministre e Britanisë, ajo dënoi haptazi komunizmin, duke u cilësuar nga mediet sovjetike: "Zonja e Hekurt".

Përgatiti për botim: Leonard Veizi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.