De Biazi ndryshon taktikë me Armeninë, kombëtarja në front me dy sulmues

Postuar në 10 Tetor, 2015 13:20

Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur mesditën e së shtunës drejt Jerevanit, në Armeni. Kuqezinjtë e De Biazit lanë aeroportin e Rinasit rreth orës 12:30 drejt për të provuar të dielën shansin e fundit për një kualifikim direkt në eliminatoret e “Euro 2016”

“Lapsi.al. shkruan se në ndeshjen e fundit, trajneri i Kombëtares Shqiptare do të dalë në fushë kundër Armenisë me një formacion më sulmues. Gianni de Biasi është i zhgënjyer nga paraqitja e përfaqësueses në ndeshjen përballë Serbisë. Jo zyrtarisht mësohet se në sulm do të jenë që nga minuta e parë dy sulmues, Gashi dhe Cikalleshi, të cilët do të ndihmohen nga krahët Roshi dhe Lenjani. Sa i përket mesfushës, tekniku italian i beson sërish Bashës dhe Xhakës, ndërkohë që në krahun e majtë të mbrojtjes lluan Naser Aliji dhe Ansi Agolli.

Kuqezinjtë shkojnë në Armeni pas rezultatit zhgënjyes që morën në stadiumin e Elbasanit dy ditë më parë ndaj Serbisë. Dy gola të shënuara nga serbët në minutat shtesë humbën shansin e kuqezinjve për një rezultat, ndërkohë që kundërshtari direkt i Shqipërisë në renditje, Danimarka, u ndal nga Portugalia në ndeshjen e fundit. Çdo rezultat tjetër na çon fazën e ndeshjeve “Play Off”, ku shanset për t’u kualifikuar janë më të vogla, pasi mund të përballemi me ekipe si Turqia, Kroacia, Suedia, Irlanda apo Izraeli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.