Thellohet krisja PS-LSI, mazhoranca përçahet edhe në Përmet

Postuar në 09 Tetor, 2015 13:24

Në Tiranë flitet për një paqe mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, por duket se në bazë nuk duket e njëjta gjë. Pas Shkodrës, Dibrës dhe Prrenjasit, edhe në Përmet shënohet një tjetër precedent për ndarje të votave të PS-së me LSI-në. Zgjedhja e sekretarit për Këshillin e Qarkut ka bashkuar votat e socialistëve me të demokratëve. Kandidati socialist, Veli Mehmeti ka fituar me 14 vota pro, dhe tetë kundër të LSI-së. Vetëm një javë më parë në Prrenjas, ka qenë LSI që ka bashkuar votat me PD-në për të bllokuar kandidaturën e PS-së për sekretarin e këshillit. Përmeti është rasti i dytë që PS bashkon votat me PD-në, pas atij të Shkodrës, ku së bashku zgjodhën kandidaten demokrate, Greta Bradeli për kryetare të qarkut të Shkodrës, kundrejt Agustin Gjokës të LSI-së.

Përplasja mes PS e LSI nisi disa javë më parë kur do të votohej kryetari i qarkut të Gjirokastrës dhe që sipas marrëveshjes i takonte PS-­së. LSI në momentin e fundit mbështeti një kandidat të PS-­së, por që ishte ‘i pëlqyeri’ i kësaj force politike duke e votuar. Si hakmarrje PS-­ja prishi marrëveshjen për sekretarin e këshillit bashkiak të Përmetit. Paraprakisht ishte vendosur që do të votohej Ilia Furiqi i LSI­-së, ndërkohë që sot PS-­ja nxorri kandidatin e saj Veli Mehmeti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.