PD: Fituesi i tenderit të OSHEE-së, u shpall i tillë edhe pse kishte ofrtë me 740 milionë lekë më shumë

Postuar në 09 Tetor, 2015 15:39

Partia Demokratike vijon të mbajë në vëmendje akuzat për tenderin e rikonstruksionit të godinës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas deklaratës që ka lexuar sot zëdhënësja Orjela Nebijaj, OSHEE-ja ka rritur fondin limit të tenderit për një ditues të paracaktuar, që është klient i Edi Ramës, kryeministrit. Sipas PD-së, prova për këtë është fakti se ofertuesi i dytë, ka dhënë një shumë prej 3.8 miliardë lekë, ku përfshinte shërbimet dhe fitimin. “Siç tregojnë të dhënat, OSHEE ka vënë në shërbim të mikut të Edi Ramës, ndërtuesin e sarajeve të tij në Surrel, gati dyfishin e shumës që nevojitet për punën. Këtë e vërteton më së miri ofertuesi i dytë, i skualifikuar, i cili merr përsipër të kryejë rikonstruksionin me shumën 3 miliardë e 800 milionë lekë, ku përfshihet sigurisht dhe fitimi i tij, ndërkohë që kryehajduti i OSHEE ka ndarë që në fillim 5 miliardë lekë për këtë aferë. Pikërisht kjo shumë e madhe i jepet fituesit të paracaktuar, mikut të Edi Ramës, i cili ka bërë ofertën me 740 milionë lekë më të lartë se subjekti i skualifikuar”, tha Nebijaj. Pak ditë më parë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se ky klient është “Eurocol”, ndërtuesi i vilës së Edi Ramës në Surrel. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.