“Pas “Crown Agents”, vijnë gjeorgjianët e “Reformatics””, shkruan “Monitor”

Postuar në 09 Tetor, 2015 13:32

Kjo qeveria nuk e mendon dot aktivitetin e saj pa u këshilluar nga diksuh që vjen nga jashtë. Sikurse nuk po mendon dot rregullimin e një sektori, sidomos në sferën e shërbimeve, pa futur në lojë nocionin e konçesionit. Saga e çudirave në doganat shqiptare vazhdon edhe pas ikjes së Crown Agents. “Monitor” shkruan se rinovimi i kontratës e ka çuar qeverinë shqiptare në Gjeorgji ku “i është drejtuar për “ndihmë” kompanisë gjeorgjiane të konsulencës, të drejtuar nga ish kryeministri, Nika Gilauri”. Fjala është për kompaninë “Reformatics” të ish- kryeministrit gjeorgjian, Gilauri, e cila po synon të zëvendësoj “CA”.  “Mësohet se brenda vitit, kompania e konsulencës do të japë një raport paraprak me rekomandime, ndërsa nuk ka ende një kontratë konsulence të nënshkruar.  Lajmi konfirmohet dhe nga Dhoma Amerikane, ku një përfaqësuesi e Dhomës, e kryesuar nga Mark Crawford, është takuar të enjten me përfaqësues të kompanisë konsulente “Reformatics” nga Gjeorgjia, të cilët do të asistojnë tatimet dhe doganat, të ftuar nga kryeministri Edi Rama, sipas burimeve zyrtare nga Dhoma”, shkruan revista në fjalë. Duhet kujtuar se para disa muajsh në Tiranë ishte ish-presidenti gjeorgjian, Sakashvili, që u përfol si këshilltar i Edi Ramës, krahas Fate Velajt dhe Sandër Lleshit.

http://www.monitor.al/gjeorgjianet-e-reformatics-do-keshillojne-qeverine...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.