Njësia speciale ROSU e Kosovës instalohet në Elbasan

Postuar në 08 Tetor, 2015 16:53

Përveç policisë së Shqipërisë, rendin në Elbasan janë duke e ruajtur edhe policia e Kosovës. Sipas raportit të agjesisë së lajmeve “Express”, njësia speciale e Kosovës, “ROSU”, ka udhëtuar drejt Elbasanit për t’iu dalë në ndihmë kolegëve të tyre nga Shqipëria, për ta mbajtur rendin gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Mësohet se ardhja e trupave të Policisë së Kosovës është në kuadër të një marrëveshjeje me policinë shqiptare. Nga raportimet mësohet gjithashtu se gjithsej janë 2 furgonë policie, e një makinë tip fuoristradë, me një efektiv prej 20 vetësh të Forcave Speciale të Kosovës. Ndërkohë mijëra polic shqiptarë janë gati ta ruajnë rendin në Elbasan për ndeshje Shqipëri – Serbi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.