“Embargo” simboleve të Kosovës dhe Shqipërisë Etnike në stadium

Postuar në 08 Tetor, 2015 11:15

Që të mos provokohen serbët në stadium nuk do të lejohen sende apo objekte me simbole të Kosovës apo Shqipërisë Etnike. Përmes një komunikate për shtyp policia renditi një listë me simbole dhe parrulla që nuk do të shpalosen në “Elbasan Arena” gjatë zhvillimit të ndeshjes.

 

NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.

Për   të  gjithë   tifozët  që  kanë  prerë  biletat    për  të  parë  ndeshjenqë   ,  ju   bëjmë  me  dije   se    në  Stadium   do   të   lejohen   vetëm  këto  veshje:

Shalli  me   flamurin  Kuq e   Zi

Bluza, ose   shalle  të  stampuara  vetëm  me flamurin  dhe   simbolet   “Kuq e  Zi”

Flamuri   Kombëtar  dhe  asnjë    banderolë   tjetër.

Shalli    me  mbishkrimin “Plisat”

Nuk   do të lejohen:

Banderola  me   mbishkrimin  “Shqipëria  Etnike”

Asnjë  bluzë  ose  shall  me   simbolet  e  Kosovës.

Asnjë   bluzë  ose  Shall   me   mbishkrimin  “Harta  Etnike”

Asnjë   bluzë  ose  Shall   me   mbishkrimin  “Shqipëria  Autoktone”

Asnjë   bluzë  ose  Shall   me   mbishkrimin  e  ndonjë  heroi   të  Kosovës.

 

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.

Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth  Stadiumit,  në  Bulevardin  Aqif  Pasha,  nga    Stadiumi  deri  tek   Shatërvani,  nga  ora   12:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes     do   të  jenë  të  mbyllura. Në  të   gjitha  ambientet dhe  pallatet   përreth   Stadiumit,  nuk  do  të  lejohen  persona që  nuk  janë    banorë  të  këtyre  të  këtyre  ambienteve   dhe    nuk  do  të  lejohen  persona  të  huaj  të  futen   në  to. Drejtoria Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që   të   minimizojnë  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, c’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.