Gjenerali Igor Konachenkov: Moska gati të bashkëpunojë me Pentagonin për bombardimet në Siri

Postuar në 07 Tetor, 2015 09:37

Rusia mund të aplikojë propozimet amerikane që kanë për synim koordinimin e sulmeve ajrore në Siri bashkë me ato të koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja. Sipas AFP këtë njoftim e ka bërë sot zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjenerali Igor Konachenkov. “Ministria ruse e Mbrojtjes iu përgjigj kërkesave të Pentagonit dhe shqyrtoi thellësisht propozimet amerikane mbi koordinimin e operacioneve në luftën kundër grupit terrorist Shteti Islamik në territor sirian”, tha ai, i cituar nga agjencitë ruse të medias. Përgjegjës amerikanë dhe rusë kishin biseduar javën e kaluar, me kërkesë të Rusisë, mbi mënyrat si të evitohen të gjitha incidentet e mundshme në qiejt e Sirisë. “Ne thjesht po përpiqemi të qartësojmë nga ana jonë disa detaje teknike që do të analizohen sot mes ekspertëve të Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe Pentagonit”, shtoi gjenerali.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.