Analiza e zgjedhjeve, Ristani pranon ineficencën e strukturave të PD-së

Postuar në 07 Tetor, 2015 08:04

“Panorama” shkruan sot se ka zbardhur raportin e analizës se ku dështoi PD në zgjedhjet lokale. Raporti i hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD­së, Arben Ristani, dhe sekretari organizativ, Eno Bozdo, mbi humbjen e opozitës në zgjedhjet vendore 2015, ka qartësuar ndërhyrjen që kryetari i PD­së, Lulzim Basha, do të kryejë në strukturat e PD­së për riorganizimin e saj.

Në 10 faqe të raporti të detajuar, Ristani flet për atë që e cilëson si fenomenin e fiktivitetit. Përmes grafikëve, sekretarët e PD­-së analizojnë në përqindje krahasuese rezultatet e marra nga demokratët në zgjedhjet e vitit 2009, 2013 dhe 2015. Në total, kandidatët e Koalicionit të PD-­së fituan 677.403 vota, përballë 847.698 të maxhorancës së majtë. Koalicioni i drejtuar nga PD-­ja fitoi 507.285 vota, ndërsa PD­ja mori 317.620 vota, ose 20.33% të totalit të votës për këshilla. Në referencë për krahasimin e rezultateve është marrë numri i votave të grumbulluara nga kandidatët e opozitës. Në Tiranë PD­-ja në zgjedhjet e 2015­s mori 116.660 vota ose 42.13%, një rezultat që ishte më i mirë se ai i vitit 2013 në përqindje, ku PD­ja mori 35.94% dhe u detyrua të lërë pushtetin.

“Panorama” shkruan se shigjetimi bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë për degët, grupseksionet apo edhe për seksione inekzistente me 1­2 anëtarë. Prezantimi i raportit në mbledhjen e kryesisë të shtunën në mbrëmje, kaloi përmes kontestimeve nga disa prej anëtarëve të Kryesisë, një pjesë e të cilëve nuk përkrahën përfshirjen në një pjesë të rëndësishme të tij të shkaqeve që kanë të bëjnë me qeverinë dhe jo opozitën. Ndërkaq vetë Ristani foli sërish hapur dje kur pranoi ineficencën e strukturave të PD-së në zgjedhje. “Zgjedhjet treguan për ineficencë të disa strukturave të partisë, si dhe lidershipit të degëve. PD-­ja ka nevojë për rikonceptim tjetër të degëve për të administruar më mirë territorin. Do synohet inventari i anëtarësisë dhe eficenca e lidershipit të degëve të PD­-së”, deklaroi Ristani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.