Viktimat e Pompeit, arkeologët realizojnë imazhe 3D të mbetjeve të 30 individëve

Postuar në 06 Tetor, 2015 14:36

Një grup arkeologësh në Itali, po sjellin në imazhe të reja, 3d, mbetjet e trupave të 86 individëve që humbën jetën gjatë shpërthimit të vullkanit të Vezuvit në vitin 79 p.e.s. Trupat e gjetur në Pompei po skanohen duke përfituar të dhëna të rëndësishme të tipareve, gjendjes shëndetësore, gjinisë, apo edhe çfarë hanin. Deri më tani bëhet e ditur se janë skanuar 30 individë, prej nga ku janë realizuar imazhe 3 dimensionale. Nga analizat rezulton se banorët kishin shëndet të mirë të dhëmbëve, si pasojë e florit në burimet ujore që përdoreshin,  kishin një dietë me fruta dhe perime. Shumica kanë plagë në kokë, me sa duket nga goditjet e gurëve të shpërthimit vullkanik. Në Pompei vdiqën rreth 2000 persona, por deri më tani janë gjetur vetëm 1500. Janë ruajtur 100 trupa, të cilët konsistojnë në skelete të murosura me hirin vullkanik. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.