Tre predha hotelit ku qëndronte kryeministri i Jemenit

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:55

Sipas AFP, hoteli në Aden, ku qëndronte kryeministri i Jemenit, Khaled Bahah, u godit sot me tre predha dhe u përfshi nga flakët. Lajmi bëhet i ditur nga burimeve të sigurisë dhe dëshmitarëve në terren. “Ka pasur të vdekur dhe të plagosur gjatë këtij sulmi”, deklaroi një përgjegjës, por pa saktësuar nëse mes viktimave ka edhe ministra. Kryeministri Bahah, që është gjithashtu edhe zëvendëspresident i Republikës dhe ministrat e tij ndodhen në Aden, që është shpallur kryeqyteti provizor i Jemenit pasi u çlirua nga kontrolli i rebelëve shiitë Huthis pro-iranianë. “Kryeministri Jemenit ka dalë i paprekur nga ky sulm me predhë kundër hotelit të tij”, deklaroi një anëtar i qeverisë së tij. Aden është qyteti i dytë më i madh në Jemen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.