Kush janë më të varfër, shqiptarët apo grekët në krizë?

Postuar në 06 Tetor, 2015 22:25
Dionis Xhafa
Së fundmi, u realizua "Balkanika 2015" ku marrin pjesë shkrimtarë nga vende të ndryshme të gadishullit ku bën pjesë edhe vendi ynë. 
 
Pjesë e konkursit për të fituar çmimin "Balkanika 2014" ishte edhe shkrimtarja shqiptare, Mira Meksi. Edhe pse pretendente kryesore me "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë", Meksi humbi titullin vetëm në momentet e fundit përballë shkrimtarit të ri grek, Christos Chryssopoulos, i cili garonte me disa ese të tijat personale.
Shkrimtari nga Greqia fitoi më tepër për shkak se në esetë e tij përshkruante rrënqethshëm dramën e kombit grek si pasojë e krizës së thellë ekonomike që ka kapluar vendin helen. Chryssopoulos në esetë e tij jep edhe një përshkrim të përgjithshëm interesant për krizën greke, duke thënë se kriza në Greqi, më tepër se ekonomike, është psikologjike. Përpos rasteve të veçanta të izoluara, të njerëzve të rënë në varfëri ekstreme, ndër qytetarë grekë pasuria ende ekziston. Ata kanë shtëpi të mëdha, në mos dy të tilla, kanë kapital të qëndrueshëm dhe vetura. Grekët thjesht ishin mësuar të mirrnin paga të larta që vinin nga borxhet që Greqia i mirrte BE-së.  , duke punuar shumë pak ose thuajse aspak. Sot, ata politikanë që i mashtruan grekët, kanë ikur në shtëpi dhe rehatia nga mashtrimi deri diku mori fund.
Po në Shqipëri çfarë ndodh? Këtu nuk ka krizë të përkohshme, por të përhershme. Kjo jona është krizë e përbashkët politike, ekonomike dhe psikologjike. Këtu, realiteti i para-krizës greke është fakt. E gjen edhe mashtrimin politik, edhe politizimin në punësim , edhe varfërinë e skajshme. Personalisht, jam nga ata persona që më pëlqen të eci shpesh natën rrugëve të qeta të qytetit, e ajo ç'ka mund të vësh re është se ka jo pak njerëz që flenë nëpër trotuare apo në cepa rrugësh, të zhytyr në krizë ekonomike, psikologjike dhe identitare. 
Kjo është vetëm panorama e dukshme. Sa e sa të papunë, sa e sa të punësuar jo se e meritojnë, sa e sa të zhgënjyer nga ky vend që kanë marrë rrugën e arratisë drejt shteteve perëndimore. Sa e sa të zhgënyer nga politizimi dhe polarizimi i skajshëm i shoqërisë, të braktisur dhe të pashpresë, ikin me ide jo të mirë për këtë vend, sepse vendi i tyre i pa si armiq. Sa padrejtësi në piedestal dhe sa drejtësi e zhytur nën tokë. Sa e sa...
Janë të gjitha këto fakte, që dëshmojnë se ky vend, ndryshe nga Greqia, e cila ka një krizë të përkohshme, është në llum tërë kohës. Janë të gjitha këto fakte që dëshmojnë se shqiptarët janë më keq se grekët e goditur nga kriza.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.