Bletët fluturuese robot, ja si do përdoren në të ardhmen

Postuar në 06 Tetor, 2015 17:24

Bletët robot siç shihen në vitin 2013, shumë shpejt do të arrijnë fluturimin e kontrolluar. Kur ato dhanë zgjidhjen midis fundosjes dhe notimit, këto bletë robot tashmë do të notojnë në çdo kohë. Për shpikjen e tyre, në fillim u shkrua në vitin 2013, në disa mënyra, jo shumë ndryshe nga lloji i sotëm. Bletët sipas shkencëtarëve të Harvardit, nuk kanë ndryshuar shumë. Ato janë ende të lidhura me fuqinë që ato përçojnë, duke furnizuar me energji elektrike, shumë të vogla gjithashtu për t’u vendosur në njësitë kompjuterike dhe në bateri. Por, dy vitet e fundit, ato bartin një hile të re në llojin e tyre: kanë mësuar se si të notojnë. Bletët janë aq të vogla dhe të lehta sa tensioni sipërfaqësor i ujit i pengon ato të fundosen në gotë. Studiuesit vërtetuan se nëse bletët zhyten në ujë si raketë, ato kthehen mbi sipërfaqe si notare shumë të lumtura. Siç rezulton, lëvizja nëpër ajër dhe nëpër ujë nuk ka ndryshim për bletët robot. Ato thjesht përplasnin krahët e tyre më me ngadalë nën ujë. Eshtë e panevojshme të thuhet se bletët e vërteta dhe uji nuk përzihen fare, edhe pse bletët robot dhe ato reale janë madhësi të ngjashme, ato kanë funksione shumë të ndryshme. Bletët robot një ditë mund të jenë në gjendje të pllenojnë të mbjellat, por ajo ditë na ndan së paku 20 vjet me të ardhmen. Tani për tani, studiuesit janë përqendruar në zgjerimin e aftësive themelore të bletëve robot, duke përfshirë fort marifete të reja siç është dhe noti. Edhe nëse këto bletë robot do të mundësojnë pllenimin e të mbjellave, opsioni robotik do të mbetet shumë larg qëllimit të burimit natyror, atij të frymëzimit biologjik. Në mungesë të alternativave më të të mira robotike, shkencëtarët janë përqendruar në kursimin e popullatës së bletëve, të cilat kanë shënuar rënie vitet e fundit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.