Akuza, kreu i PD-së: “Kompania që ndërtoi vilën e Edi Ramës, sot mori tenderin 5 milionë euro”

Postuar në 06 Tetor, 2015 13:01

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar një klient të vetin me një tender 5 milionë euro. Duke folur nga Lushnja, Basha tha se tenderi është dhënë për rikonstruksionin e godinës së OSHEE-së pavarësisht se oferta ka qenë 750 milionë lekë më e lartë. “Sot është bërë e ditur se tenderi prej 5 milion dollarësh i OSHE të kërbaçit mbi qytetarët, i padrejtësisë, i vetëflijimit të Qamil Zelës ia kanë dhënë, me një dorë ndërtuesit të Sarajeve të Edi Ramës, Eurocol. Kishte ofertën më të lartë, 750 milion lekë më shumë, por ishte oferta e mikut të Edi Ramës. Lekë gjaku, të marra me hir e me pahir nga xhepat tuaj janë dhënë për selinë e re të OSHEE. As për shkolla, as per rrugë, as për kompesim të përndjekurish. Sapo u kthye nga pushimet në Neë York e mbyllën pazarin, sepse për ta pazari dhe pushteti janë njësoj.” tha Lulzim Basha. Ai ka nisur një tur takimesh në mbarë vendin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.