Shënim: Si përkthehet “përgatitja për zgjedhje” e PS-së

Postuar në 05 Tetor, 2015 17:07

Ngritja e komiteteve dhe grupeve të punës, si dhe njoftimet e kohëve të fundit për mbledhjen e këtyre institucioneve të PS-së që kanë për objektiv pune “përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, kanë kaluar disi shkaraz në vëmendjen e publikut. Por nga selia rozë kanë treguar kujdes që lajmet për këto mbledhje shtabesh elektorale, të publikohen me prioritet. Edhe pse duket se fërkimi i fundit PS-LSI po shkon drejt sheshimit, socialistët publikisht po i mëshojnë idesë se po përgatiten për këto zgjedhje.

Me fushatën elektorale 2017 që do ende dy vjet për të filluar, çfarë përgatitjesh po bëjnë realisht socialistët? Çfarë mesazhi duan të përçojnë dhe ndaj kujt? Adresa më e afërt është LSI-ja e Ilir Metës, që sigurisht sektorin e organizimit elektoral e “ka kthyer në art”, dhe kundrejt të cilës PS mesa duket e kupton që ka boshllëqe. Por këto “përgatitje” nuk është e vështirë të përkthehet edhe si sinjal se performancën e ardhshme zgjedhore, PS do kujdeset ta adresojë tek vetja dhe të mos mjaftohet me “suksese koalicionesh”.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.