Qeveria nis shlyerjen e detyrimeve ndaj CEZ, paguan këstin e parë 21 milionë e 750 mijë euro

Postuar në 04 Tetor, 2015 20:39

Qeveria nis shlyerjen e detyrimeve ndaj çekëve të  CEZ në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga marrëeshja e mirëkuptimit të nënshkruar në qershor të 2014-ës. Gazeta Rilindja Demokratike ka zbardhur përmbajtjen e marrëveshjes ku parashikohet mënyra e shlyerjes së detyrimeve dhe penalitetet në rast vonesash.

 Në javën e parë të gushtit, pikërisht më datë 7, qeveria është detyruar të paguajë këstin e parë  prej 21 milionë e 750 mijë euro. Mënyra se si është hartuar marrëveshja, detyron qeverinë shqiptare që në çdo rrethanë të bëjë pagesat, pasi edhe ndëshkimet janë të forta dhe detyrimet rriten me çdo ditë vonesë.

Marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Rama detyron qeverinë shqiptare të paguajë për llogari të kompanisë çeke 85 milionë euro. Sipas kësaj marrëveshjeje, pagesat do të shtrihen në një periudhë 4-vjeçare dhe likuidimi total i shumës do të bëhet para 7 gushtit të vitit 2018. Këstet e pagesave janë ndarë në shuma që vërtiten në rreth 21 milionë euro në vit dhe qeveria është e detyruar të paguajë çdo herë para datës 7 gusht.

Në bazë të marrëveshjes, qeveria shqiptare ka marrë përsipër të paguajë të gjitha borxhet dhe detyrimet që kompania CEZ ka me bankat në Shqipëri dhe ato ndërkombëtare, që sipas zërave të detajuar në aneksin 1 të marrëveshjes shumica e tyre janë marrë për të paguar rrogat e punonjësve të CEZ në Shqipëri apo për ato pak investime që ata kryen në sistemin e shpërndarjes së energjisë.

RD shkruan se  CEZ ka abuzuar deri në qindarkën e fundit me kompaninë, duke transferuar jashtë vendit gjithçka që arkëtonin nga shitja e energjisë për konsumatorët shqiptarë. Opozita e akuzon qeverinë se po ashtu ka falur 600 milionë eurot që CEZ u kishte si debi operatorëve KESH dhe OST.

 

http://www.rilindjademokratike.com/index.php?option=com_content&view=art...

Comments

Submitted by E verteta e CEZ (not verified) on

Vjedhja kolosale nepermjet CEZ,
Afera korruptive ka filluar me Berishen qe beri marveshje me Fylen per privatizimin dhe shitjen e OSHEs te CEZi pastaj futen ne lojen e vjedhjes Meta pastaj Rama
- CEZ Shperndarje eshte kompania e cila lidhi nje Marrveshje/Kontrate me shtetin shqiptar per privatizimin e 76% te aksioneve te ish-Operatorit te Sistemit te Shperndarjes ne vitin 2009. Kjo marrveshje (edhe kjo ne thelb abuzive por qe per te cilen eshte folur e sterfolur) kishte disa detyrime ndaj CEZ sic ishte realizimi i rreth 200 milione Euro investime, ulja e humbjeve ne rrjet, permiresimi i situates financiare te kompanise etj..
- Ne Tetor te vitit 2012, Qeveria Shqiptare duke pare se CEZ Shperndarje e shkaterroi gjithe sistemin energjitik shqiptar, vendos te nderprese Kontraten. Nderprerja e Kontrates u mbeshtet dhe nga partneret ligjore nderkombetare qe asistojne qeverite shqiptare ne marrdheniet me kontratat qe kane me kompanite e huaja. Arsyet e nderprerjes ishin:
1. Mosrealizimi i investimeve te detyrueshme per t'u kryer sipas Kontrates
2. Mosarritja e sherbimit ndaj qytetareve ne parametrat e rene dakord sipas Kontrates.
3. Humbjet ne rrjet, ne vend qe te uleshin sic ishte rene dakord ne Kontrate, ishin rritur ne nivele katastrofike afersisht 55%.
4. Borxhi qe CEZ Shperndarje iu kishte KESH-it, OST dhe bankave ishte rritur ne menyre, duke perkeqesuar situaten financiare te Kompanise, ndryshe nga sa thoshte Kontrata.
- Menjehere sapo u prish Kontrata, CEZ-i e coi ceshtjen ne Arbitrazh (nje lloj Gjykate Nderkombetare qe zgjidh ceshtjet tregetare).
- CEZ kerkonte si demshperblim shumen prej 203 milione Euro, per prishje te Kontrates. Por nuk kishte asnje argument ku te bazonte kete kerkese.
- Nga krahu tjeter shteti shqiptar kerkonte nga CEZ
a) 1 Miliarde Euro per dem te shkaktuar nga mungesa e investimeve te parashikuara ne Kontrate dhe shkaterrim te sistemit energjitik
b) 350 Milione Euro si fatura te papaguara qe CEZ i kishte lene pa paguar KESH-it, OST (Operatori i Sistemit te Shperndarjes), detyrime tatimore ndaj Drejtorise se Tatimeve etj.
Ne total, nese Shqiperia do te fitonte ne Arbitrazh do te perfitonte rreth 1.35 Miliarde Euro.
- Ne 23 Qershor 2013 vijne zgjedhjet e pergjithshme dhe ne pushtet vjen Qeveria e re.
- Firma ligjore-avokatore qe perfaqesonte Shqiperine ne gjykaten e Arbitrazhit i dergon nje informacion Qeverise se re ne Tetor 2013 ku i sygjeron qe mundesite per te arritur nje fitore ne Arbitrazh jane shume te mira dhe rrjedhimisht dhe demeshperblimi prej 1.35 miliarde Euro.
- Njekohesisht edhe kompania e huaj audituese qe u pajtua nga qeveria e majte, ne 2 Raportet teknike qe i dorezoi Qeverise se majte ne Shkurt 2014, thote qe Kompania CEZ ka shkelur kontraten ne shume pika dhe vendimi per te prishur kontraten ishte i drejte. Njekohesisht ekzistonin te gjitha mundesite qe Shqiperia te fitonte ne Arbitrash dhe te perfitonte demshperblimin prej 1.35 Miliarde Euro nga CEZ.
- Por pavaresisht te gjitha ketyre, Qeveria dhe Kryeministri Rama vendosen qe ta nderpresin gjyqin e Arbitrazhit dhe te hyjne ne negociata me CEZ per ta zgjidhur ceshtjen pa gjyq.
- Dhe nga negociatat qe perfunduan ne Korrik 2014, u vendos qe ne vend qe te merrte demshperblim 1.35 miliarde Euro, sic do te ishin fituar po te vazhdonte Arbitrazhi, tashme u ra dakord nga Qeveria shqiptare qe Shqiperia te paguante CEZ-in me 85 milione Euro per gjoja demin qe ne i kishim sjelle kompanise CEZ???!!!.
Nje cmenduri absurde abuzimi dhe korrupsion elefant!!
Nga qe duhej te fitonim 1.35 miliarde Euro, humbasim 85 milione Euro.
- Pervec kesaj, dhe detyrimin qe CEZ i kishte kompanise DIA (rast i sterfolur ne media) ne vleren 135 milione Euro, ia merrte persiper shteti shqiptar (gjyqi i famshem i arbirazhit).
Pra ne total, Shqiperia i ka dhene CEZ-it si pasoje e marrveshjes se Rames:
85 milione + 135 milione = 220 milione Euro.
Dhe i ka falur 1.35 milarde euro te tjera.
Dhe te mendosh qe po te kishim HUMBUR ne Arbitrazh (pra te kishim vazhduar gjyqin e Arbitrazhit dhe ta humbisnim), do te paguanim vetem 203 milione Euro. Kryeministri yne zemergjere dhe xhep-gjere iu dha jo 203 sa kerkonin maksimalisht, po iu dha 220 milione Euro.
Pa llogaritur 1.35 milard euro te cilat i refuzoi qe ti merrte.
- Pervec kesaj, ne Ligjin Nr. 114/2014 qe miratoi zgjidhjen me mirekuptim te ceshtjes se CEZ-it, parlamenti shqiptar ne piken 12 te marrveshjes qe u miratua bashke me ligjin, hoqi te drejten e shtetit shqiptar per te hapur ceshtje penale ndaj CEZ-it dhe drejtuesve te saj.
Imagjinojeni, s'cojme dot njeri ne prokurori per gjithe halerat e CEZ se nuk na lejon ligji.
Dhe pasi mbylli gjithe kete afere korrupsioni elefant, prej miliarda Eurosh, Kryeministri iu turret shqiptareve, iu rrit cmimin e energjise dhe i kercenon me burg nese nuk paguajne sepse "ishte krijuar nje grope e madhe e zeze ne sistemin energjetik".
Dhe iu mbushi mendjen shqiptareve qe kete grope e kishte krijuar vete populli, sepse nuk paguanin energjine elektrike, keshtu qe filloi aksionin dhe e shoqeroi dhe me rritje te cmimit.
Por e verteta ishte totalisht ndryshe.
Nga 600 milione USD apo 480 milione Euro qe ishte gropa financiare ne sistemin energjitik, 350 milione Euro ishin detyrimet e CEZ-it qe Kryeministri vete ua fali çekeve me marrveshjen qe lidhi dhe vetem 130 milione ishin humbjet e popullit qe s'paguante energji.
Por kjo ceshtje u mbyll. Energjia u rrit, sepse ne delet, si gjithmone duhet te paguajme per qindrat e milioneve Euro qe vjedhin jo vetem shqiptaret, por edhe çeket...E sikur te mos mjaftonte dje mesuam se vitin qe shkoi drejtuesit e OSHEE kishin vjedhur 32 milione euro te tjera...
CEZ per politiken i ngjan asaj tortes tunduese me shume krem. Disa kane ngjyer gishtin, por dikush ka mbushur grushtat.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edhe nje prove tjeter e shkelqyer e inteligjences supreme te Edvin Pall Rames dhe stafit te tij ekselent qe kane lene luksin andej ketej per te rrojtur me vetem(!) 700 Euro ne muaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.