PS-ja përgatitet për zgjedhjet partiake. PD-ja për zgjedhje të parakohshme. LSI-ja flet për dekriminalizimin

Postuar në 05 Tetor, 2015 18:01

Njësoj si Partia Scoialiste, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka mbedhur sot një nga forumet drejtuesve të veta: Kryesinë. Në fjalën e vet, kryetari i saj, Ilir Meta ka folur për dekriminalizimin, integrimin dhe aksionin e formalizimit të ekonomisë. “LSI është e gatshme për të vazhduar sa më shpejt e me konsensus procesin e dekriminalizimit, që të ç’rrënjoset politika e keqe në vend dhe për të sjellë standardet më të larta te publiku shqiptar. Ky proces duhet të mbarojë sa më shpejt. Të dyja draftet e PS-PD, janë të përafërta dhe shpresojmë të gjejnë konsensus, nëse jo, do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias për t’i dhënë fund një periudhe të shëmtuar të politikës shqiptare dhe parlamentarizmit dhe një debati e retorike mjaft helmuese. Në pritje të Komisionit të Venecias, ne të jemi gjithnjë më aktivë për të realizuar një debat publik që të jetë në lartësinë e këtyre ndryshimeve që synojnë një ndryshim rrënjësor për të sunduar ligjin dhe të luftohet korrupsioni. Çelja e negociatave me BE është një proces që mund të arrihet pas arritjes së dy sfidave që fola më parë”, tha Meta. Dekriminalizimi është një nga pikat e nxehta të politikës dhe përfaqëson një aksion të hershëm të opozitës. Nga kjo pikëpamje, qëndrimi i LSI-së është një lloj mesazhi për PD-në, parti që aktualisht po rimerr vëmendjen për shkak të aftësisë për të përçarë koalicionin që është zyrtarisht i majtë. Ndërkohë sot është mbledhur edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas të cilit, kryetari Edi Paloka, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme janë një opsion realist.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.