Media nuk paska shkruar kuturu. “Rilindja” ka nevojë për një Refresh..."

Postuar në 05 Tetor, 2015 18:48

“Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse. Megjithatë përsa i takon ndryshimeve në qeveri, ne e kemi thënë që kjo gjë i takon kryeministrit Rama. Nëse jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë do isha shumë i habitur për vlerësimet tuaja. Ne kërkojmë standardet më të larta të qeverisjes”. Kështu është shprehur sot pas mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleati në bashkëqeverisje i Partisë Socialiste Ilir Meta. Përveç faktit që qeveria aktuale është copë - copë dhe këtë  e dinë edhe ata që e kalojnë kohën vetëm duke luajtur domino, tërheq vëmendjen fakti se kjo deklaratë konfirmon atë që shkruhet prej kohësh në media. Pra se ka një diskutim në nivel politik për këtë çështje, një diskutim që është zhvilluar paralel me dërgimin e e-maileve kryeministrorë ku flitet për mentalitete turkoshake. Tjetër punë që  kryeministri vendos të mos bëjë ndryshime. Ndaj, me bindjen se çfarëdo lloj ndryshimi nuk e kthen më nga udha e Madhe këtë qeveri, mund të themi se kryeministri jo vetëm i lexon ato që shkruhen në media, por ndoshta edhe acarohet një çikkë, shan e ulëret si në kohët e Bashkisë, sikurse me ndonjë lajm edhe mezi kapërdihet. Fundja vetë i caktoi ministrat, vetë u thotë se ju jeni Rilindas e vetë i beson ato që zografis nëpër enciklika e direktiva, a letra të hapura. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.