Kadare: As këtë vit nuk do të ketë ulje të borxhit, rritja ekonomike më e ulët se parashikimi

Postuar në 05 Tetor, 2015 10:16

Eksperti i ekonomisë dhe ish-anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës Shqipërisë, Arian Kadare vlerëson se megjithë përpjekjet e qeverisë për të mbajtur në kontroll defiçitin buxhetor, rritja ekonomike pritet te jetë më e ulët se parashikimi.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli” Kadare thotë se  borxhi publik të paktën për këtë vit nuk do të pësojë ulje. “Borxhi qeveritar vlerësohet në rreth 70-72 për qind të PBB-së. Në analizën e zhvillimeve të borxhit, mendoj se duhen marrë parasysh zhvillimet e deficitit të vitit që jemi si edhe rritja ekonomike (rritja e PBB-së). Parashikimi në fillim të vitit 2015 ishte që për herë të parë që nga viti 2010 të fillonte ulja e borxhit në raport me PBB-në. Kjo me fjalë të tjera do të thotë se planifikimi i deficitit buxhetor ishte i tillë që borxhi të rritej më pak se rritja e parashikuar (nominale) ekonomike. Mosrealizimi i të ardhurave solli rishikimin e buxhetit. Që deficiti të mbetej aty ku ishte planifikuar me FMN-në, shpenzimet u ulën sa ulja e të ardhurave. Pra, deficiti u fiksua. Po rritja ekonomike? Kjo mendoj se do të jetë më pak se ajo e parashikuara në fillim të vitit”-thekson Kadare.

Ai përmend disa faktorë për rënien e të ardhurave si, si rënia e konsumit, performanca e dobët e eksporteve sidomos për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe mineraleve, por edhe më pak shpenzime dhe investime qeveritare sipas buxhetit të rishikuar në ulje. Sipas Kadaresë është një situatë që po kalohet nga borxhi në borxh, por nuk bëhet fjalë për destabilizim.

Comments

Submitted by ec (not verified) on

O respublica!

Ky Kadareja qe ju e keni perdorur si reference ne informacionin tuaj eshte nje trap i tere - nga pikepamja akademike, dhe ndoshta edhe nga ajo profesionale.

Ky "ekspert" ekonomie dhe financash, ka qene nje nder udheheqesit e studenteve doktorante tek UET-i. Nuk eshte me!!! E dini pse?

Kete mund tua thone studentet doktorante qe ka "udhehequr" ky idiot!! Mjere ata cfare kane hequr. Disa prej tyre, ne mungese te asnjelloj ndihme nga ky "ekspert", cuan dem eurot e paguara Henri Cilit, u larguan nga programi doktoral pas u terhoqen zvarre dhe nuk moren asnje ndihme nga ky njeri, deri sa hoqen dore nga te berit doktor!

Ky njeri, qe tani vegjenton tek CIT, cdo gje mund te jete, por vetem per "profesor" universiteti nuk mund te beje!!! Eshte perfaqesuesi tipik i profesoratit te paafte shqiptar qe ka varrosur cilesine e programeve, pregatitjes, dhe diplomave ne universitetet shqiptare!!!

Submitted by T'i jepet Nobel... (not verified) on

Nese e kane vonuar kaq vite me radhe per Nobelin ne Letersi,
le t'ja japin Kadarese Nobelin per ekonomi e Banka...

Keshtu behet edhe afrimi me Mitrush Kutelin e keqkuptuar prej politikes

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.