Diplomati kosovar: FSHF nuk u gjeti bileta liderëve të Kosovës, e turpshme

Postuar në 05 Tetor, 2015 11:09

Federata Shqiptare e Futbollit është kritikuar prej një muaji për mënyrën sesi ka menaxhuar çështjen e biletave të ndeshjes së kombëtares me Serbinë. Ndoshta për arsye sigurie, tifozët që do të hyjnë në stadiumin e Elbasanit janë “skanuar” edhe nga policia, por kjo nuk justifikon faktin që për ndeshjen në fjalë, FSHF nuk ka ndarë dot disa bileta për drejtuesit e Kosovës. Akuzën e ka bërë i ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci. Në një shkrim për gazetës Dita, Lladrovci bën thirrje për qytetari dhe mikpritje shembullore të ekipit serb, por nga ana tjetër:

“Fakti që më se gjysma e ekipit kombëtar vjen nga trojet shqiptare të Kosovës është ogur i mirë për gjëra më të mëdha në të ardhmen, por kjo nuk i thotë asgjë, ose thuajse asgjë Federatës Shqiptare të Futbollit. Si përfaqësues i qeverisë së Kosovës në Tiranë, me këtë cilësi, i kam kërkuar 60 bileta, në vende të ndryshme, aspak të privilegjuara, për institucionet kryesore të Kosovës, presidencë, Kuvend, Qeveri, por , në fakt nuk na janë përgjegjur në asnjë drejtim, gjë që nuk u bën nder drejtuesve të saj…”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.