Dashamir Shehi: “PD dhe Berisha luajtën teatër me çështjen e CEZ-it”

Postuar në 05 Tetor, 2015 10:23

Kanë bërë një fushatë të ethshme publike si forcë politike, por votimi i deputetëve të PD-së Sali Berisha, Genc Pollo, Fatmir Mediu, Myqerem Tafaj ka zemëruar Dashamir Shehin. Në seancën plenare të se enjtes për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për hetim ndërkombëtar të CEZ-DIA, këta deputetë nuk morën pjesë në votim edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha që ishte i pari që kërkoi hetim ndërkombëtar.

Në një intervistë për Shqip, Dashamir Shehi shprehet i zhgënjyer: “Unë jam një prej deputetëve të Kuvendit që kemi firmosur të bëhet një hetim për këtë çështje. Mirëpo ajo vota atje nuk më pëlqeu, se ajo u bë pak si teatër dhe besoj se e kanë kuptuar të gjithë këtë. Nuk ka nevojë t’ia shpjegojmë më njeriu këtë çështje, pasi ishte teatër i pastër. Një parti që ishte direkt e interesuar për këtë hetim, siç ishte PD-ja, gjysmat e votave i dha kundër”. Çështja CEZ në fakt mund të konsiderohet e mbyllur, megjithë akuzat e parreshtura mes treshes PD, LSI e PS. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.