Arrihet Marrëveshja e Tregëtisë mes 12 vendeve të Paqësorit. Mbulon 40% të ekonomisë botërore

Postuar në 05 Tetor, 2015 17:46

12 vende të Paqësorit kanë arritur një marrëveshje për heqjen e barrierave tregtare, përmes së cilës synohet rritja e vëllimit tregtar në këtë rajon me shumë rëndësi të botës. Pakti i Vendeve të Paqësorit mbulon 40% të ekonomisë globale dhe përfshin vende si SHBA, Australi, Vietnam, Brunei Darussalam, Kanada, Kili, Japoni, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Peruja, Singapori. Pakti u negociua në fshehtësi të plotë dhe pritet të miratohet në Kongresin amerikan. Pakti ka qenë në vëmendje për shkak të ndikimeve që do të ketë në të drejtat e punëtorëve, në prodhim dhe në mjedis. 

http://www.reuters.com/article/2015/10/05/trade-tpp-currency-statement-i...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.