Serbia reagon ndaj deklaratave të Ramës në OKB, Milanoviç: Kosova nuk është shtet

Postuar në 03 Tetor, 2015 19:28

Nuk është pritur mirë nga Serbia fjalimi i kryeministrit Edi Rama ne Asamblenë e Përgjithshme të OKB-se, ku bëri thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Rama theksoi gjatë fjalimit ne OKB se njohja e pavarësisë se Kosovës do te kontribuonte ne forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ne rajon. Ndërkohë Beogradi reagoi përmes ambasadorit në Kombet e Bashkuara, Milan Milanoviç, që e cilësoi qëndrimin e Rames abuziv. Në një raportim të trasmetuar prej tij “Vizion Plus” thotë se Milanoviç theksoi se shefi i qeverise shqiptare mashtroi shtetet anëtare të organizatës për dialogun, që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas tij, bisedimet nuk po mbahen mes dy shteteve, por mes Beogradit dhe Institucioneve të Përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë. Liderët kosovare qe morën pjesë ne punimet e Asamblesë se OKB ditët e fundit ne Nju Jork e shfrytëzuan qëndrimin atje per te siguruar mbështetje per anëtarësimin e Kosovës ne UNESCO, ndërsa Serbia po përpiqet ta pengojë atë. “Kosova, -  tha Milanovic, - nuk është shtet dhe as anëtare e OKB-se dhe paralajmëroi se deklarata te tilla do te rrezikojnë rezultatet pozitive te dialogut te Brukselit, si dhe do të ndalin progresin e mëtejshëm”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.