Schulz: Skandali i Volkswagen me pasoja për ekonominë gjermane

Postuar në 04 Tetor, 2015 09:46

Kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz në një intervistë për gazetat lokale në Gjermani deklaroi se skandali i Volkswagen me manipulimin e parametraveve të ndotjes në motorrët Diesel do të jetë me pasoja për ekonominë gjermane, por u shpreh optimist se kompania më e madhe e prodhimit të makinave në Europë do ta tejkalojë këtë krizë.
"është një goditje e rëndë për eknominë gjermane"- deklaroi Schulz. "Është e vështirë ta besosh atë që ka ndodhur me Volkswagen, qoftë edhe për neglizhencë. Mgjithatë besoj se Volkswagen është një kompani e fortë që mund ta tejkalojë këtë krizë"- u shpreh ai.
Drejtuesit e kompanisë vunë nëndispozicion një shumëprej 6.5 miliardë eurosh për mbulimin e kostove të skandalit, por analistët besojnë se kostot reale të riparimit do të jenë më të mëdha.
Volksëagen do të duhet të tërheqë nga tregu rreth 11 milionë makina, motorrët e të cilave kanë të instaluar çipin e manipulimit të parametravevtë ndotjes së gazrave emetues.
Industria e automobilizmit është një prej sektorëve kryesorë të ekonomisë gjermane, pasi janë të punësuar rreth 750 mijë persona.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.