Armët e së ardhmes, më kërcënuese se skenarët apokaliptikë të filmave holloivudianë. Ndryshim i peizazhit gjeofizik e deri tek armë që afektojnë ADN-në

Postuar në 04 Tetor, 2015 14:41

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan për kërcënimin ushtarak dhe strategjik të së ardhmes, që zhvillohet në varësi dhe sipas zhvillimit të armëve te reja. Dhe këto armë ja kalojnë edhe skenarëve apokaliptikë të filmave hollivudianë. “Armët e së ardhmes do të ndërtohen bazuar mbi energjinë, parimet radiologjike, gjeofizike dhe genetike. Do të ketë gjithashtu arme speciale informative që do të ndryshojnë perceptimin e njerëzve”, shkruan “Sputnik” duke iu referuar raportimeve nga Ministria ruse e Situatave Emergjente. Çfarë janë këto armë dhe cili është skenari që ato realizojnë? Nëse do t’i besojmë këtyre informacioneve, atëherë duhet të mendojmë se kemi të bëjmë me kapacitete të transformimit të të gjithë peizazhit gjeofizik dhe njerëzor që njohim. “Për armët gjeofizike që mund të ndryshojnë motin është folur edhe në të kaluarën. Njerëzit shpesh kanë ngritur dyshime për disa uraganë dhe tërmete, nëse ato ishin “natyrale” apo jo, duke spekulluar se ishte e mundur që të tjetërsohej klima dhe ritmi i tërmeteve duke përdorur fushën elektromagnetike. Sipas Ministrisë, kjo do të bëjë të mundur për një sulmues që të ndërpresë kontrollin mbi funksionet ekonomike dhe administrative, sikurse do të shkaktojë dëmë afatgjata në territortet dhe popullsitë që jetojnë aty”, vijon raportimi nga agjencia ruse.

Me shumë interes është fakti se këto kërcënime artikulohen zyrtarisht në nivel të lartë. Një ndër më seriozët është ai që vjen nga armët biologjike, që janë më të lehta për t’u gjetur sesa armët bërthamore. Ka edhe armë që afektojnë ADN-në dhe njësoj si për armët bërthamore, rreziku më i madh është banalizimi i tyre, ose rënia në dorë të grupeve terroriste, sesa shteteve. 

http://sputniknews.com/military/20151002/1027941269/future-weapons-destr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.