Shkup, Seminari IX Ndërkombëtar i Albanologjisë nis punimet në 3 sesione shkencore

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:55

Në Shkup ka nisur Seminari IX  Ndërkombëtar i Albanologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës me temë “Lokalja dhe universalja në kulturën shqiptare”, raportojnë mediat e Shkupit.  Seminari i Albanologjisë do t’i zhvillojë punimet në katër sesione shkencore, të historisë, etnokulturës, letërsisë dhe gjuhësisë.

Janë tre sesionet të parashikuara për  prezantim: Sesionet shkencore historike, etnokulturore dhe gjuhësore si “Maqedonia një problem historik dhe aktual”, “Kanunet shqiptare”, “Letërsia shqipe e krijuar në Maqedoni si pjesë integrale e letërsisë shqipe” si dhe “Prurjet leksikore, dialektore dhe krahinore në fushë të shqipes”

“Seminari ka ndërtuar një traditë solide dhe është një institucion i qëndrueshëm, por për të vazhduar të mbetet i tillë, duhet investuar  më shumë”, deklaroi ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi. “Shkenca dhe kultura janë konceptualisht identitete të veçanta dhe të ndërthurura”, shtoi ai. “Ndonëse studimet kronologjike dhe historike për shkencën dhe kulturën në botën shqiptare janë në një fazë empirike dhe jo shumë të zhvilluara, megjithatë, nga një vështrim i shpejtë  mund të konstatojmë se shkenca , kultura dhe gjuha në rrugëtimin shekullor të kombit shqiptar kanë qenë instrumente të domosdoshme dhe të patjetërsueshme të emancipimit kombëtar”, theksoi ministri.

Për rektorin e USHT-së Vullnet Ahmeti takime të tilla konfirmojnë gatishmërinë e universitetit për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe aktiviteteve shkencore. Ahmeti tha gjithashtu se: “Ky seminar trajton kontributin e albanologëve të huaj për të studiuar gjuhën shqipe, letërsinë dhe kulturën, marrëdhëniet e gjuhës dhe letërsisë shqipe me gjuhë të tjera, letërsitë dhe kulturat e Evropës dhe botës, historinë kombëtare shqiptare dhe marrëdhëniet me kombet fqinje dhe kulturat e tyre veçanërisht për kultivimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të popullit. Rëndësia e këtij takimi shkencor është se ai kontribuon në masë të madhe për të shkëmbyer përvojat në mesin e studiuesve, pjesëmarrësve të seminarit, përmes komunikimit dhe debatit ku do të eliminohen mangësit e mundshme nga hulumtimet shkencore mbi këto çështje me një qëllim pozitiv që shkencat e albanologjisë të përparojnë paralelisht me shkencat e tjera në shumë fusha”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.