PS-LSI i bllokon ndihmën ekonomike Xhelal Mziut

Postuar në 02 Tetor, 2015 20:32

PS-LSI i bllokon ndihmën ekonomike Xhelal Mziut

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu i stigmatizuar për profilin politik të ndërtuar në këto vite si një prej përfaqësuesve më atipik të Partisë Demokratike në pushtetin lokal mbahet peng nga koalicioni PS - LSI që nuk miraton prej muajsh ndihmën ekonomike për personat që e përfitojnë atë në bashkinë e Kamzës.
Nisur nga kjo situatë dhe nga dështimi për herë i mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku pritej të miratohej fondi i ndihmës ekonomike, Xhelal Mziu u ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Kamzës duke u premtuar se do të gjejë çdo mundësi për për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që sipas tij të mos vuajnë këtë handikap politik, për shkak të kësaj kapriçoje të periferisë politike të të majtëve.
"Çudia është se herën e tretë mbledhja është thirrur nga kryetari i Këshillit (pjesë e koalicionit të majtë), i cili e ka firmosur shkresën përkatëse, që njoftonte këshilltarët për mbledhjen e sotme. Në tri herë që është kërkuar mbledhja e Këshillit, në të tria herët ka dështuar për shkak të mosparaqitjes së këshilltarëve të majtë, pa paraqitur asnjë argument. Ndërkohë, këshilltarët e majtë vazhdojnë të bëjnë mbledhje në selitë e degëve të LSI-së dhe PS-së"-shkruhet në njoftimin e Bashkisë së Kamzës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.