Amerikanët gabojnë shënjestrën, sulm ajror mbi një siptal në Afganistan

Postuar në 03 Tetor, 2015 10:11

Një spital në qytetin Kunduz të Afganistanit, është goditur dhë është dëmtuar pjesërisht nga një sulm ajror. Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur disa nga pjesëtarët e stafit “Doctors Without Borders”. NATO ka pranuar se goditja ajrore është bërë nga amerikanët duke shkaktuar një dëm anësor në zonë. “Goditja mund të ketë rezultuar me një dëm anësor afër një objekti mjekësor. Incidenti është nën hetime”, tha zëdhënësi i koalicionit të NATO­s, Kolonel Brian Tribus. Kurse nga “Doctors Without Borders” thuhet se janë thellë të shokuar nga sulmi. “Vrasja e stafit tonë është një barrë e madhe që do të ndikoj në përkujdesin shëndetësor në Kunduz”, thuhet në komunikatën e DËB­së. Para sulmit në spital ishin duke u kuruar 105 pacientë dhe në përkujdesje të tyre ishin mbi 80 mjekë dhe teknik medicinal, lokal dhe ndërkombëtarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.