Prifti pas 3 orësh në polici: Meta nuk më vjen as te rripi i mesit

Postuar në 02 Tetor, 2015 17:52

Dritan Prifti tha për gazetarët se kishte një video të re për të publikuar. Një gjë të tillë ai e bëri të ditur sapo mbaroi seancën e pyetjeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. “Edhe sikur të ma presin mishin copa copa nuk do ndalem së denoncuari Ilir Metën” e qartësoi edhe njëherë Prifti pozicionin e tij.

Sërish Prifti ka vijuar akuzat ndaj Metës dhe DIA­s, duke u shprehur se disponon dokumente dhe fakte. “Dëshmova për letrën e Brahos. Sqarova që unë nuk e kam takuar kurrë dhe nuk e njoh bashkëshorten e Kastriot Ismailajn. Edhe Kastriotin kam 10­12 vite pa e parë apo takuar, dhe që s’kam takuar me askënd për çështjen e arbitrazhit. As nuk i kam dhënë ndokujt indicie për arbitrazhin. Nëse qeveria kërkon që unë të jem pjesë e dëshmisë për arbitrazhin, jam i gatshëm të mbështes qeverinë dhe të fitojë arbitrazhin, pasi kontrata mes CEZ dhe DIA ka qenë korruptive e ndikuar politikisht nga Ilir Meta. Ka qenë kontratë e parealizuar në mënyrë të njëanshme nga DIA. Unë kam dhënë edhe fakte publike edhe më parë dhe kam thënë se para nga DIA kanë shkruar tek miq të afërt të Ilir Metës. Një deputet aktual i LSI në kohë kur ishte mik i Metës ka përfituar një sasi parash nga kjo. Kam fakte për përfshirjen e Agron Çelës në këtë çështje. Unë as nuk flas kot, dhe as nuk bëj deklarata për të cilat nuk kam prova. Sa i takon akuzave për destabilitet, unë dëshmova se nuk janë aspak pjesë e kësaj, dhe nuk jam pjesë e ndonjë grupi”, tha Prifti

Para kamerave të televizioneve Prifti nuk mund të rrinte pa iu përgjigjur edhe batutave krahinore te Kreut te LSI-se. “Ilir Meta me të vërtetë është nga Skrapari, dhe une jam nga Myzeqeja, por mua nuk më vjen as te rripi i mesit”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.