Manjani: “Viktimizimi” i DIA-s përpara arbitrazhit dëmton shtetin

Postuar në 02 Tetor, 2015 15:05

Sipas LSI “viktimizimi” i DIA-s dëmton shtetin. Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani tha se politizimi i tejskajshëm i çështjes do të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar. Sipas tij disa njerëz për interesa personale nxjerrin DIA-­n si kompani të viktimizuar nga shteti në mënyrë që ajo të fitojë gjyqin prej 135 milion euro në gjykatë. “Mund t’i kushtojë shtetit, interesit publik, sepse politizimi i tejskajshëm, në mënyrë mafioze nga grupe politike, tregtare dhe jo vetëm, por dhe mediatike, ka një synim të vetëm, një synim i cili kërkon të “viktimizojë” me çdo kusht linjën përpara arbitrazhit kundër shtetit, precedentë që njihen këto kur palët kundër shtetit paraqesin teorinë e viktimizimit, zakonisht shteti ndëshkohet. Ky është një shqetësim real për shkak të faktit se grupi politik, mediatik, tregtar, sigurisht i nisur nga DIA vetë ,po që të gjithë personat pjesëmarrës, dikush në rolin e ujkut, dikush të çakallit, e dikush tjetër në rolin e hijenës që nuhasin gjahun, janë bashkuar me njëri-tjetrin për të krijuar idenë se DIA po kërcënohet dhe viktimizohet nga shteti, teori që mund të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar”, u shpreh nënkryetari i LSI-së. Sipas Manjanit, Prokuroria duhet të nisë një hetim, si dhe ministria e Energjisë dhe Avokatura e Shtetit duhet të jenë vigjilent që ky plan kriminal të mos dëmtojë interesin e shtetit shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.