Greqia gati të njohë Kosovën. Beogradi: Athina na tradhëtoi

Postuar në 02 Tetor, 2015 16:45

Qëndrimi i shprehur pak ditë më parë nga Ministri i Jashtem grek Nikos Kotzias gjatë një takimi që pati në Nju Jork me kryeministrin Mustafa dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Thaçi, se Greqia do të mbështesë Kosovën për anëtarësimin ne organizatat ndërkombëtare, nuk është pritur mire nga mediat serbe. Sipas tyre Athina po krijon terrenin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ato e shohin si një tradhti të kryeministrit grek Cipras ndaj Serbisë, në një kohë që autoritetet e Beogradit po kundërshtojnë përpjekjet e Kosovës për t’u berë pjesë e këtyre. Po sipas mediave serbe, në çastin që kryeministrit grek i ofrohet ndihmë financiare në këmbim të njohjes se Kosovës, ai do ta bëjë një gjë të tillë.

Nga raportimi në “Vizion Plus” mësohet se sipas njoftimit te Ministrisë se Jashtme greke, Kotzias premtoi mbështetje per anëtarësimin e Kosovës, në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe në të mirën e stabilitetit në rajon, duke theksuar se qëllimi i përbashkët është integrimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Këtë qëndrim te Greqisë analistet serbe, te intervistuar nga gazeta “Blic” e shohin si veprim te Ciprasit ne kundërshtim me dëshirat e popullit grek, duke theksuar se qëndrimet e tij ndryshojnë sipas interesave personale. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.