Berisha: Rendi në dorë të çunave të krimit, atentati ishte për mikun e ngushtë të Tahirit

Postuar në 02 Tetor, 2015 11:48

 

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij ne facebook se rendi është në dorë të çunave të krimit, ndërsa.atentati i mbrëmshëm ishte ndaj Elvis Gaçajt, mik i ngushtë i Saimir Tahirit. Kështu të paktën e informon një qytetar dixhital ish-kryeministrin. “Zoti Berisha, ju lutem publikojeni që sot iu bë atentat Elvis Gacajt, mikut të ngushtë të Saimir Tahirit, të fortit të Partisë Socialiste, ai që prishte mitingjet e PD, ai që dhunonte demokratët dhe vidhte votat e njësisë bashkiake nr.5, që mbrohet nga deputetët e PS dhe nga vetë Saimir Tahiri. U godit në atentat se nga policia ishte i paprekshëm sepse ishte padrino i drogës për zonën e Tiranës së Re me dorën dhe mbështetjen publike të Saimir Tahirit, nuk guxonte polic t’i afrohej. Me respekt një polic”, shkruan qytetari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.