Raportimi i mediave perëndimore: Rusia po godet vetëm opozitën e Assad, jo ISIS

Postuar në 30 Shtator, 2015 21:22

Sulmet ruse në Siri kanë nisur duke faktorizuar ndërhyrjen ndërkombëtare në zgjidhjen e krizës së rëndë të këtij vendi. Moska zyrtare thotë se qëllimi i ndërhyrjes është goditja e ISIS, por disa raportime nga mediat perëndimore flasin për objektiva të tjerë. Kështu Institute for the Study of Ëar, shkruan se sulmet ruse shkaktuan 33 të vrarë ndër civilë në Talbisah dhe në veri të Homsit. Po sipas këtij burimi, që u referohet burimeve lokale, sulmet ruse kanë marrë në shënjestër kundërshtarët e presidentit Bashar al Assad, si Jabhat al-Nusran, ekstremistët e  Ahrar al-Sham dhe një numër grupesh të tjera. ISIS ndodhet të pakëtn 55 km larg nga goditjet ruse. Ky informacion hidhet poshtë nga Kremlini, por dyshimet se në fillim fushata do rregullojë hesapet me kundërshtarët direktë të Assadit, po rritet. Kjo pasi ky skenar do të detyronte që çdo zgjidhje e konfliktit të merrte parasysh diktatorin sirian që e ka vënë në siklet të madh çdo lëvizje nga perëndimi, edhe pse para disa javësh u bë e njohur se para katër vjetësh rusët propozuan largimin e tij nga pushteti.   

http://www.iswresearch.blogspot.al/2015/09/russias-first-reported-air-st...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.