Pasi sistemuan kolaudimin, tani edhe lejet e qarkullimit jepen me koncesion

Postuar në 01 Tetor, 2015 10:32

Edhe një koncesion tjetër. Kësaj radhe bëhet fjalë për lejet e qarkullimit, të cilat që këtej e tutje parashikohen që t’i jepen me koncesion një kompanie private. Dhe ky konçesion rregullohet me një ndryshim të miratuar dje në mbledhje qeverie, në “Vendimin nr.153, datë 7.4.2000, të këshillit të ministrave, “Për miratimin e rregullores për zbatimin e kodit rrugor të republikës së shqipërisë”, të ndryshuar”. Ja se çfarë sugjeron ndryshimi: “Subjekti, që do të kryejë shërbimin e kontrollit dhe verifikimit të përputhjes me tipin e homologuar të mjeteve me motor, të rimorkiove dhe sistemeve të tyre, që prodhohen dhe importohen në Republikën e Shqipërisë (që më poshtë do të quhet Subjekti i Kontrollit dhe Verifikimit), duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme... Qëllimi i Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore nga subjekti që plotëson kushtet dhe është i përzgjedhur nga autoriteti kontraktues është kontrolli dhe verifikimi vlerësues i mjeteve rrugore para regjistrimit për përputhshmërinë me tipin e homologuar”. Ky koncecion vjen ndërkohë që koncesioni tjetër i shërbimit ndaj poseduesve të automobilave, ai i koaludimit, ka krijuar probleme shumë të mëdha. Dhe qeveria në vend që të kërkojë ndryshimin e situatës aktuale, e thjeshton problemin për vete: e jep edhe një shërbim tjetër me koncesion. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.