Një udhëtim fotografik në Shqipërinë e viteve '70

Postuar në 01 Tetor, 2015 18:02

Shqipëria e viteve ´70 vjen nëpërmjet objektivit të fotografit Vasil Koçi. Me aparatin fotografik në dorë, Vasil Koçi për vite me radhë ai ka fiksuar çaste të mrekullueshme në të gjitha anët e Shqipërisë, rivjerën, qytetet dhe vepra në ndërtim. Kjo është një Shqipëri e parë nga një këndvështrim artistik. Në këtë mënyrë fotograf Vasil Koçi ka botuar në vitin 1977 një album me ngjyra, të quajtur "Udhëtim nëpër Shqipëri". Autori përcjell një panoramë të mirëfilltë të kohës, fotografi artistike të cilat më së shumti janë shkrepur gjatë kohës kur ai ka realizuar reportazhe si gazetar. Vasil Koçi ka shkruar artikuj për shtypin e kohës, vëllime të tëra me poezi, ka përkthyer kryevepra të letërsisë botërore. I është kushtuar poezisë, letërsisë për të rritur, por edhe asaj për fëmijë. "Udhëtim nëpër Shqipëri" është shtypur në Shtypshkronjën e Re të Kombinatit Poligrafik në Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.