Nishani në shërbim të dyshes Berisha-Meta: Letra paralajmërim për Ramën, s'ka rrezik destabilizimi

Postuar në 01 Tetor, 2015 10:01

Nishani në sinkron me Presidenti Nishani ka dhënë sqarimet e tij lidhur me letrën e Spartak Brahos, për një skenar destabilizimi të vendit, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka është një lojë e kryeministrit Rama për të goditur Ilir Metën. "Është e vërtetë që kam marrë një letër nga z.Spartak Braho, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare por më duhet të jap një sqarim, që letra nuk i është drejtuar as Presidentit të Republikës, as Kryetarit të Kuvendit por Kryeministrit, por për dijeni edhe presidentit dhe kryetarit të Kuvendit dhe bëj këtë sqarim sepse ka sens përsa i përket pikëpamjes përmbajtësore sepse letra iu drejtua Kryeministrit për qëllimet që kishte letra në mënyrë të tillë që qeveria e kryeministri të veprojnë për të marrë masa për ato që janë renditur në letër" - deklaroi Nishani në një intervistë për emisionin "Tonight" në Ora News. Referuar përmbajtjes së letrës Nishani thotë se nuk ka rrezik destibilizimi të vendit. "E kuptoj që doni të nxirrni pjesë të përmbajtjes së letrës, por do t’i qëndroj asaj çka thashë më parë: nuk është as në tagrin aktual në të cilin ndodhet procesi i verifikimit të këtyre pretendimeve por edhe për shkak se nuk i është drejtuar dretëpërdrejtë Presidentit të Republikës, kërkesa nga ana e Kryetarit të Komisionit i është drejtuar Kryeministrit, që ka të drejtën për të marë masat që kërkohen në letër. Nuk kemi aktualisht ndonjë shqetësim që të na cënojë sigurinë kombëtare, besoj tek efikasiteti i ligjit në Shqipëri. Jam i bindur që çdo gjë me vullnet mund të zgjidhet"- thekson Nishani. I pyetur nëse ka nevojë urgjente që të thërrisni Këshillin e Sigurimit Kombëtar, Nishani u përgjigj se "Po të kishte një gjë të tillë, me siguri do ta kisha thirrur" Nishani është në sinkron me qëndrimin e opozitës se marraveshja e mirëkuprimit me CEZ është bërë në shkelje të ligjit, duke deklaruar se është pro një hetimi ndërkombëtar. "Kam pasur shqetësim në lidhje me ligjin përkatës që miratoi një kontratë e kjo ka qenë arsyeja që unë kam refuzuar ta miratoj atë ligj se gjykoja që binte në kundërshtim me interesat publike të qytetarëve shqiptarë por në detaje ju them që me bindje nuk kam pasur informacione të detajuara se si janë bërë negociatat. Aktualisht ka një iniciativë shumë pozitive në Kuvendin e Shqipërisë për një hetim të gjithanshëm. Dy nga grupet kryesore të Kuvendit janë angazhuar për miratimin e një ligji që të kryhet një hetim i plotë. S’ka arsye që edhe pjesa tjetër e Kuvendit mos ta mbështesë. Mendoj se duhet hetim ndërkombëtar për dy arsye: së pari ka një akuzë nga ana e opozitës ndaj qeverisë, nga ana tjetër ka një akuzë nga qeveria aktuale ndaj opozitës kur ajo ishte në pushtet, kështu që përderisa pretendimet janë të dyja palëve ndaj njëra tjetrës, është krejt normale që të kalohet në një hetim ndërkombëtar, të paanshëm. Bëhet fjalë për një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit shqiptar"- shprehet Nishani. Presidenti akuzon mazhorancën se ka goditur shtyllat kryesore të shtetit përmes sulmeve në adresë të tij."Po të shikosh çështjet e politikës së jashtme, sigurisë dhe drejtësisë që janë tre kolonat e një shteti ku Kushtetuta dhe kushtetutbërësit i kanë dhënë Presidentit për të luajtur këtë rol balancues, sjelljet e dy viteve të fundit të mazhorancës duke i hequr kompetencat Presidentit si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe duke ja reduktuar një pjesë të tyre kanë dëmtuar njërën prej kolonave që lidhet me çështjet e sigurisë kombëtare.Pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë, nuk ka të bëjë fare me kreun e KLD, Presidenti ka vetëm një kompetencë formale që është ajo e organizimit dhe drejtimit të mbledhjes. Në çështjet të rëndësishme të KLD Presidenti nuk ka të drejtë vote fare.Presidenti ka rol balancues kur vjen puna tek procesi i emërimit të gjyqtarëve ne gjykatën e lartë dhe Kushtetuese të cilët emërohen nga Presidenti dhe miratohen nga Kuvendi.Ka dy vjet që të gjitha dekretet e Presidentit për emërimin e anëtarëve të gjykatës së lartë janë rrëzuar pa asnjë justifikim, argument dhe referencë ligjore nga Kuvendi. Edhe kjo shtyllë është goditur dhe rrëzuar. Kishte mbetur deri tani shtylla e tretë, e politikës së jashtme, ku kreu i shtetit përfaqëson politikën e jashtme të Shqipërisë.Rasti më i fundit dhe në vijimësi procedura e emërimit të Ambasadorëve.Sjellja më e fundit duke e larguar një Ambasador nga pozicioni i tij pa dekret të Presidentit ka goditur dhe shtyllën e tretë të ekzistencës dhe funksionimit të shtetit"- përfundon Nishani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.