Kompania japoneze “Hitachi” prodhon një çip kuarci për konservimin e përjetshëm të informacionit dixhital

Postuar në 29 Shtator, 2015 22:27

Kompania japoneze “Hitachi” ka bërë të ditur zbulimin e një mënyre për të ruajtur informacionin dixhital, thuajse përgjithnjë dhe pa u degraduar. Materiali konservues është xham kuarci, i cili mund të durojë temperatura ekstreme. "Mundësia e humbjes së informacionit është rritur dhe jeta e cd-ve dhe hard drive mund të zgjasë disa dekada, e shumta një shekull”, shprehet Kazuyoshi Torii, kërkues në kompaninë “Hitachi”. Teknologjia e re konsiston në krijimin e njollave-nyjeve brenda një flete xhami kuarci që mund të lexohet me një mikroskop të zakonshëm. Kjo pajisje është 2 cm2 dhe 2 mm e trashë, rezistente ndaj elementëve kimikë dhe e paafektueshme nga valët radio; mund të ekspozohet për dy orë në flakë me temperatura 1000 fradë celcius, pa u dëmtuar.

http://phys.org/news/2012-09-japan-hitachi.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.