Kaq shumë ngjashmëri me “mikun Aleksandër"...

Postuar në 30 Shtator, 2015 17:52

“Miku im Aleksandër”, pra miku i ri i kryeministrit shqiptar, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, shfaq të njëjtat simptoma në qeverisje. Ndonëse një “lider lokal”, nepotizmi duket se është problem jo i vogël. Portali “tesheshi.com” publikon një letër që përfaqësues të serbëve në Veriun e Kosovës i dërgojnë Aleksandër Vuçiç, përmes së cilës shprehin shqetësimin se nuk janë ekstremistët shqiptarë ata që janë problem, por “Zemuni i ri” që frymëzohet nga Beogradi. “Ju i nderuari kryeministër keni formuar një grup të ri kriminal i ngjashëm me atë të “Klanit të Zemunit”, nga njerëz gjysmëanalfabet dhe kriminelë që janë edhe bosë të narko-dilerëve (dollarëve), si dhe bashkëpunëtorë të shumë shërbimeve të huaja... E tëra kjo ka filluar me sjelljen këtu të gjysmë analfabetes Zllata Radovanoviç e cila ka mbaruar shkollën e tekstilit, e ju kryeministër e keni caktuar si koordinatore dhe këshilltare të 4 kryetarëve të Komunave të veriut të Kosovës. Radovanoviç sot informon kryeministrin serb për të gjitha marrëveshjet që bëhen pa dijeninë e saj me Prishtinën, nga kushdo qoftë nga politikanët serbë nga Veriu, e më pas pastaj këta njerëz apo politikanë janë edhe caku i sulmeve dhe frikësimit nga ana e grupit kriminal të përmendur. Së bashku me Radovanoviçin, në Mitrovicë ka ardhur edhe polici që ka të kryer vetëm shkollën e mesme, Marko Knezheviç, e që në qytet e thërrasin shoku i zi, ‘drug Crni’. Knezheviç, është angazhuar që të njoftoj juve për të gjitha aktivitetet e policëve serbë që janë duke punuar në kuadër të Policisë së Kosovës. Por përveç përcjelljes së punës së policisë së Kosovës, Marko Knezheviç përcjell, monitoron si dhe censuron punën e medieve dhe gazetarëve që raportojnë nga Kosova... Megjithatë, dora dhe forca kryesore e këtij grupi kriminal në veriun e Mitrovicës dhe Kosovës është Zvonko Veselinoviç, të cilit tani i është dhënë një emërtimi i ri si biznesmeni i Aleksandar Vuçiçit. Veseliniviç, është personi i cili pyetet për të gjitha punët në veriun e Mitrovicës dhe Kosovës, ndërsa tani dora e djathtë e tij për Veriun është vjehri i tij, Neshko Milinoviç. Neshko Milinoviç dekan i shkollës së lartë në Leposaviç, në këtë funksion e e ka emëruar personalisht Veselinoviçi”, thuhet në letër. Me sa duket edhe Vuçiç vuan nga problemet e mikut të tij të Tiranës, edhe pse institucionet e të dyja vendeve janë larg për nga funksionimi. Çfarë kërkojnë serbët e Kosovës? Qartë fare: dekriminalizim. http://tesheshi.com/ekskluzive-intelektuale-serbe-te-veriut-leter-vucici...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.