Emri i Maqedonisë, Tsipras bojkoton samitin e Obamës

Postuar në 30 Shtator, 2015 10:19

Greqia dhe Maqedonia janë përplasur edhe njëherë për shkak të diferencave për emrin. Mediat flasin për një incident diplomatik me protagonist kryeministrin grek Aleksis Tsipras, i cili refuzoi të jetë i pranishëm në samitin e thirrur nga presidenti Obama në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Pala greke kishte kërkuar që Maqedonia të prezantohej në këtë samit me emrin e njohur nga OKB, si FYROM, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga organizatorët qe lejuan prezantimin e Shkupit me emrin Republika e Maqedonisë.
Për më tepër që kryeministri grek nuk kishte të drejtë fjalë për të shprehur kontestimin e tij. Kjo ka bërë që ai të bojkotojë samitin, pavaërisht se ishte ftuar nga presidenti Obama.
çështja e emrit të Maqedonisë është kthyer në një pikë të nxehtë debati mes dy vendeve që prej vitesh nuk arrijnëtë gjejnë një zgjidhje.
Greqia nga ana e saj ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në Nato, ndërsa Shkupi zyrtar nuk heq dorë nga qëndrimi për t'u prezantuar si Maqedoni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.