Zheji: Rama po bën sondazhe në bazë për ndarjen me Metën

Postuar në 28 Shtator, 2015 23:41

Në emisionin “Opinion”, drejtori i gazetës "Mapo", Artur Zheji, i njohur edhe si një analist afër LSI-së, deklaroi se Edi Rama ka nisur sondazhet në bazë për të testuar qasjen e anëtarësisë socialiste ndaj skandaleve të përfolura së fundmi në media dhe ndarjes eventuale me Ilir Metën dhe LSI-në. Zheji shtoi se ishte në dijeni të fakteve se Rama ka dërguar emisarë në terren për mbikqyrur sondazhet që po kryhen në bazën socialiste. Sipas Zhejit këto sondazhe do t’i shërbejnë kryeministrit për të njohur situatën në rast të shpërbërjes së koalicionit qeverisë dhe hyrjes në  zgjedhje të parakohshme. Ai tha se ato mbeten një opsion, por sipas tij Rama e ka të vështirë të kapë 65 deputetë ose numrat që i duhen për të bërë qeveri.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.