Viti 2015: më shumë 500 mijë emigrantë kanë kaluar Mesdheun, Moska dhe Uashingtoni në bisedimet për zgjidhjen e krizës

Postuar në 29 Shtator, 2015 13:56

Gjatë vitit 2015, më shumë se 515 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Evropë duke kaluar nëpërmjet Mesdheut. Sipas shifrave të publikuara nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, ndër këta rreth 3000 kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur gjatë përpjekjeve të tyre për të mbërritur në Evropë duke kaluar në rrugë detare të rrezikshme në Mesdhe. Rreth 383 000 persona kanë dalë në Greqi dhe rreth 129 000 të tjerë në Itali. Sipas HCR-së 54 për qind e tyre janë sirianë dhe 13 për qind janë afganë.

Ndërkohë Moska dhe Uashingtoni do të vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një kompromisi në çështjen siriane dhe luftën kundër grupit të Shtetit Islamik, deklaroi sot kreu i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov pas takimit Obama-Putin. Presidenti rus u takua për një orë e gjysmë dje në mbrëmje me homologun amerikan, Obama në selinë e OKB-së në Nju Jork, duke e cilësuar këtë takim të parë zyrtar që prej dy vjetësh si konstruktiv dhe çuditërisht të hapur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.