Shënim: A po përvijohet një grupim Rama-Basha vs Meta-Berisha...?

Postuar në 29 Shtator, 2015 17:21

Zhvillimet e ngjeshura politike të ditës së sotme kanë përvijuar një sistem aleancash, qoftë edhe fluide, që janë përfolur prej kohësh në sferën e intrigave politike të mbetura në nivel thashethemesh. Një distancim i qartë i retorikës së Lulzim Bashës nga Berisha, nga njëra anë, dhe një thirrje mirëkuptimi në distancë mes Metës dhe Berishës nga ana tjetër, ku nuk mungoi dhe krenaria e Metës për “origjinën e fortë malore” të tij, e vendosin Bashën në një konvergjencë të çuditshme me kryeministrin Rama. Nëse kemi parasysh mesazhet e muajit të fundit, se “një aleancë Rama-Basha nuk është e pamundur”, duket se zhvillimet i hapin udhë këtij drejtimi. Mungon vetëm realizimi i “profecisë” së kryeprokurorit Lllalla se brenda shtatorit do ketë arrestime të rëndësishme, që thashethemet të kthehen në realitet...Por nëse po, iniciativa e kujt janë këto ndryshime dramatike?

a.j

Comments

Submitted by arlind guri (not verified) on

LSI etj. – gangrena e sistemit politik shqiptar

Arlind Guri

Siç e di tashmë çdo shqiptar, partitë aktuale financohen në mënyrë jotransparente nga biznesmenë “klientë” të tyre, të cilët shpërblehen më pas 50-fish – në mënyrë korruptive – në dëm të takasapaguesve të thjeshtë. Ndërkohë, partitë aktuale karikojnë në prag zgjedhjesh militantët që kanë “në patronazh”, që ata të mbledhin sa më shumë vota në lagjet ku banojnë, duke i shpërblyer më pas me poste administrative që nuk i meritojnë. Dhe në vazhdim, këta militantë të shpërblyer me poste, keqpërdorin fondet publike dhe u keqshërbejnë taksapaguesve të thjeshtë.

Sa më sipër vlen pothuaj për të gjitha partitë – sistemi partiak shqiptar është gjerësisht i sëmurë nga klientelizmi e patronazhi – por partitë e vogla si LSI, PDIU, PDK e dhjetra parti më të vogla përbëjnë pjesën e gangrenizuar të trupit politik shqiptar – pa asnjë shpresë për shërim.

Këto partira.shpk , duke shfrytëzuar sitemin elektoral, i janë bashkangjitur herë trenit “blu” e herë trenit “rozë” të koalicioneve, dhe kanë “bashkëqeverisur” me PD-në ose PS-në, pa patur frikë se mund të ndëshkohen me votë për keqqeverisjen e përbashkët. Për to ka rëndësi vetëm që të kenë sa më shumë poste në administratë – për të shpërblyer bizneset “klientë” dhe militantët që kanë “në patronazh” – pavarsisht se lokomotiva e koalicionit mund të ndëshkohet me vota në zgjedhjet e rradhës. Kur dështon “lokomotiva blu”, ato thjesht i bashkëngjiten “lokomotivës rozë” dhe anasjelltas.

Që kjo pjesë e gangrenizuar e trupit politik shqiptar të sharrohet, me shpresën se pjesa e mbetur mund të shërohet dalëngadalë nga sëmundja e klientelizmit dhe patronazhit, dy partitë e mëdha duhet ta ndryshojnë sistemin aktual elektoral, meqënëse i kanë votat e mjaftueshme në Kuvend për ta bërë këtë gjë.

Që partitë si LSI, PDIU, PDK, etj. etj.të mos majmen si shushunja në kurriz të sistemit aktual politik, e për rrjedhojë, në kurriz të shumicës dërrmuese të taksapaguesve shqiptarë, ne duhet të kemi një sistem elektoral kombëtar proporcional, ku çdo subjekt zgjedhor (parti apo lëvizje politike) të konkurojë pa favorizimin paraprak që u jep sistemi aktual partive “shushunja”. Asnjë subjekt që nuk merr dot 3% të votave kombëtare nuk duhet të futet në Kuvend. Ndërsa subjekti zgjedhor që arrin të marrë më shumë vota se të gjithë subjektet në garë do duhet të marrë një premium mandatesh parlamentare mbi atë që do t’i takonte në mënyrë përpjestimore, për të patur mundësinë të krijojë qeverinë i vetëm ose me një subjekt që nuk e shantazhon për parcela abuzive pushteti.

E mira do të ishte që, në një sistem proporcional kombëtar, të kishim lista të hapura të kandidatëve për çdo subjekt elektoral, por në kushtet e demokracisë rudimentare shqiptare, do të ishte e mjaftueshme edhe një renditje e kandidatëve në lista sipas votimit të anëtarëve brenda çdo subjekti.

A do të ishte kjo reformë elektorale magjia që do ta shëronte menjëherë trupin e sëmurë të sistemit politik shqiptar? Nuk jam aq naiv sa ta ëndërroj këtë gjë. Por për një gjë jam i sigurtë: Kur një pjesë e trupit është gangrenizuar, ajo duhet prerë – për të patur shans që pjesa tjetër e trupit, dalëngadalë, të shërohet.

Gangrena LSI etj. duhet sharruar sa më shpejt!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.