Rama-Cipras në Nju Jork. “Kujdes të drejtat fetare”

Postuar në 29 Shtator, 2015 10:00

Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Aleksis Cipras në Nju Jork në kuadër të axhendave të shkurtra dhe të ngjeshura që kryejnë kryetarët e qeverive në kuadër të samitit vjetor të asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Cipras pritej të vizitonte Tiranën, çka u anullua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Greqi. Mediat greke kanë zbardhur bisedën. Sipas “To vima” kryeministri i Greqisë ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve ende të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjelltë. Cipras theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe respektimi i të drejtave fetare, duke theksuar rolin e rëndësishëm të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas.

Ata diskutuan gjithashtu perspektivat e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në sferat ekonomike dhe tregtare.

Ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryeministrit grek të vizitojë Shqipërinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.