Rënie rekord e importit të duhanit. Arrin në nivelet e vitit 2001

Postuar në 29 Shtator, 2015 13:02

Kryeministri deklaroi para disa kohësh se një nga arsyet e rënies së të ardhurave ishte edhe duhani, pasi për shkak të rritjes së akcizës në vitin 2014, distributorët nxituan të krijonin stok të madh, me synim shmangien e saj. Mirëpo prirja e eksporteve të ulëta po vijon dhe siç thotë revista “Monitor”, niveli ka kapur rënien më të madhe që nga viti 2001. “Me vetëm 1662 ton për 8 mujorin importet e cigareve kanë vijuar të jenë në nivelin më të ulët të 14 viteve të fundit (që nga 2001). Në raport me një vit më parë, importet e cigareve ranë me gati 10% për periudhën janar-gusht, duke shënuar tkurrje për të tretin vit radhazi (në 2013 me -9.3% dhe në 2014 me -15.6%), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Më shumë se rënie e konsumit, që kompanitë kryesore distributore pohojnë që është në të njëjtat nivele, kjo tendencë reflekton orientimin e tregut drejt prodhimit vendas. Vlerësohet se pesha e tij është rritur nga 15% në 25% të totalit. Një tjetër faktor është dhe importimi i sasive të mëdha vitin e kaluar, në pritje të rritjes së akcizës për cigaret, nga 90 në 110 lekë për paketë”, shkruan revista. Nëse vijon kështu, do të duhet që qeveria të rishikojë sërish planin e të ardhurave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.