Hetim QSUT-së për mungesë barnash. Kësaj radhe mungon trinitrina

Postuar në 29 Shtator, 2015 18:50

Një denoncim në News24 dhe Avokati i Popullit ka hapur hetimet. Bëhet fjalë për mungesën e trinitrinës, që shërben për kurimin e të sëmurëve me zemër, që mungon edhe në QSUT. Tashmë është normale, janë praktikat tenderuese ato që e lënë spitalin si han duke detyruar njerëzit pastaj të blejnë vetë ilaçet. “Pas denoncimit publik në Televizionin “News 24” për mungesën e medikamentit të trajtimit të të sëmurëve me zemër, trinitrinës, në urgjencën e QSUT-së,  si dhe të disa ilaçeve të tjera si tek Onkohematologjia, Infektivi dhe Onkologjiku, në Spitalin “Nënë Tereza”, Avokati i Popullit ka nisur hetimin mbi këtë çështje. Ekspertë të këtij institucioni do të kërkojnë zyrtarisht shpjegime mbi mungesat e këtyre  medikamenteve në drejtorinë e përgjithshme të QSUT-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Avokati i Popullit e konsideron të papranueshme një situatë të tillë të mungesës së këtyre barnave të rëndësishme në trajtimin e të sëmurëve në spitalin publik. Kjo është  një shkelje flagrante që cenon të drejtën e pacientëve, për të marrë shërbime dhe medikamente falas në spital, sikundër parashikohet me ligj”, thotë në njoftimin e vet Avokati i Popullit, Igri Totozani.  Ky është një rast denoncues për QSUT-në që pason atë të një shtetasi gjerman, i cili pretendon se në repartin e traumës në QSUT nuk i ishte dhënë mjekimi i duhur, duke u detyruar të shkojë në spitale private. Një gjë është e sigurtë, pasi e kemi hequr vetë në kurriz: kur vjen puna te shëndetësia ÇDO GJË QË THUHET ËSHTË E BESUESHME.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.