Gramoz Ruçi lajmëron kohë të vështira për PS. Që filluan që sot…

Postuar në 29 Shtator, 2015 14:38

Vetë një ditë më parë kreu i grupit parlamentar socialist dhe numri 2 i PS-së, Gramoz Ruçi, u ka kërkuar deputetëve unitet në seancat plenare gjatë votimit të nismave të qeverisë. Sipas gazetës ‘Sot”, rrudhja e Partisë Socialiste në Parlament dhe mundësia e ndryshimit të balancave për shkak të krisjeve në koalicion ka qenë dje objekt diskutimesh në mbledhjen e grupit parlamentar. Ruçi ka paralajmëruar deputetët për të papriturat e situatave të vështira, ky paralajmërim jo në mbledhjen zyrtare të grupit, në praninë e mediave, por pas takimeve me deputetë të veçantë.  

Vetëm një ditë më pas po ndodhin zhvillime që deri vonë janë përgënjeshtruar me forcë nga të dyja palët, PS e LSI. Ndërsa aleati i pakënaqur i Ramës, Shtëpim Idrizi, shprehet për zgjedhje të parakohshme pas takimit me Ilir Metën, ish kryeministri Berisha deklaron se po vërtetohen paralajmërimet e tij se Rama kërkon të fusë në burg Metën. Kaq shpejt filluar kohët e vështirë që lajmëroi Ruçi?

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.