Biseda informale Rama-Tsipras për basketbollin e viteve ‘80

Postuar në 29 Shtator, 2015 18:18

Takimi Rama - Tsipras në Nju Jork ishte një hap i parë për të shkrirë akujt mes dy qeverive që komunikimin mes tyre e kanë kthyer në shkëmbim deklaratash në distancë për çështje që kanë rritur jo pak temperaturat politike mes Tiranës dhe Athinës.  Marrëdhënia e ftohtë mes dy kryeministrave u duk edhe në bisedën informale që ata patën para takimit kokë më kokë në Nju Jork, ku e vunë theksin tek çështjet që duhen zgjidhur me mirëkuptim dhe në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Për të çarë akullin  shërbeu një pyetje e kryeministrit grek për të shkuarën sportive të kryeministrit Rama.

Tsipras: Keni qenë basketbollist?

Rama: Po kam luajtur me Dinamon dhe ekipin kombëtar, po nuk kemi luajtur asnjëherë me Greqinë

Kotzias: Gabim keni bërë

Rama: Kemi me luajtur për Kupat e Europës, ka ardhur Ari dhe Panathinaikos. Ari luajti me Partizanin, skuadrën kampione të Shqipërisë, ne ishim të dytët. Ka ardhur dhe Nikos Galis.

Kotzias: Ishte tjetër ai, jo ky që është këtu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.